image Ambasada amerikane apelon te qytetarët e Kosovës që të respektojnë masat anti-COVID - Sinjali

Ambasada amerikane apelon te qytetarët e Kosovës që të respektojnë masat anti-COVID

news image

Ambasada amerikane në Kosovë ka apeluar te qytetarët që të punojnë për të ulur lakoren e rasteve të reja me koronavirus në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas kësaj ambasade, disiplina dhe solidariteti janë të nevojshme për t’u kthyer në normalitet.

“Ne duhet të punojmë sëbashku për të ulur lakoren (e rasteve të reja me koronavirus) në Kosovë. Disiplina dhe solidariteti janë të nevojshme për të kthyer Kosovën përsëri në punë. Rri në shtëpi dhe vendose maskën”, thuhet në apelin e ambasadës amerikane./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin