Mbrojtësi Dani Alves ka zgjedhur numrin të cilin do ta ketë në fanellë.
Veterani brazilian pak ditë më parë kompletoi transferimin e tij te Barcelona.
Pas një epoke të lavdishme të kaluar te Barça, brazilian vendosi të rikthehej sërish te ‘Blaugranët’ ku me gjasë do ta mbyll karrierën e tij.
Alves tashmë ka zgjedhur fanellën me numër 8 të cilin do ta bart në fanellë.
Our new number 8️⃣ ???? @DaniAlvesD2
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 16, 2021
Thuhet se arsyeja që mbrojtësi ka zgjedhur këtë fanellë është shkaku i Iniestas që kishë bartur këtë numër sa ishte pjesë e Barçës.
Braziliani i është bashkuar ekipit në stërvitje, por nuk mund të debutojë në ndeshje zyrtare deri në janar të vitit të ardhshëm.
38-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2022, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër. /Gazeta Sinjali Sporti/