Dani Alves pasi iu ribashkua Barcelonës, ka bërë shaka duke thënë se do ta kthejë Lionel Messin në Barcelonë nëse ka dy orë kohë.
38-vjeçari iu ribashkua Barçës në një marrëveshje deri në përfundim të këtij sezoni.
Alves ishte pa klub pasi u largua nga Sao Paolo muajin e kaluar.
Gjatë prezantimit të mërkurën përballë mijëra tifozëve në Camp Nou, Alvesi foli edhe për ish-bashkëlojtarin e vet, Messi, i cili në verë u largua nga Barça për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit.
“Nëse m’i jepni dy orë, do të shkoj dhe ta marr atë”, tha Alvesi me shaka për Messin.
“Historia është shkruar dhe ai do të kujtohet gjithmonë. Ai është gjëja më e mirë që e kam parë në jetë dhe bashkëlojtari më i mirë qe e kam pasur”, shtoi ai.