Tashmë është zyrtare se Dani Alves është rikthyer në Barcelonë, pas insistimit të Xavit, trajnerit të ri të klubit, shkruan Sinjali Sport.
Barcelona ka rënë shumë viteve të fundit dhe Xavi ndjente se këta të rinj të talentuar, kanë nevojë t’i kenë afër disa legjenda për t’i ndihmuar ata të rriten dhe të bëjnë që dhoma e zhveshjes të jetë në zjarr dhe kush më mirë se Alves e bën këtë gjë, legjendë e Barçës dhe futbollit në përgjithësi.
Përmes një postimi në Instagram, Alves tregoi se sa i lumtur është që u rikthye në shtëpi.
“Pothuajse 5 vite duke luftuar si i çmendur për të arritur këtë moment. Nuk e dija që do të zgjaste kaq shumë, nuk e dija se do të ishte kaq e vështirë, por zemra dhe shpirti ma thoshte se kjo ditë do të vinte”, shkroi Alves.
“Kthehem në shtëpi nga ku kurrë nuk jam largu dhe siç thash para se të largohesha; UNË JAM NJË NGA JU, NUK E DI SA DO TË ZGJASË KJO ËNDËRR, POR SHPRESOJMË TË JETË E PËRJETËSHME!!
Shihemi së shpejti me të njëjtin entuziazëm si herën e parë dhe me të njëjtën dëshirë për të ndihmuar në rindërtimin e KLUBIT MË TË MIRË NË BOTË!!