image Alpinistët nga Kosova valëvisin flamurin shqiptar në mbi 2 mijë metra lartësi

Shqipëri

Alpinistët nga Kosova valëvisin flamurin shqiptar në mbi 2 mijë metra lartësi

news image

Alpinistët shqiptarë, Astrit Krasniqi dhe Fadil Sahiti i kanë bërë vendit tonë një dhuratë shumë të shumë të bukur me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë. Ata kanë valëvitur flamurin shqiptar në 2561 metra lartësi.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Fadili tregoi emocionet e kësaj eksperience, duke ndarë edhe vështirësitë që kaloi së bashku me alpinistët e tjerë.

Ai madje ka zbuluar se kanë vendosur që sot të festojnë me birra në Kosovë.

Ishte vërtetë sfidë dhe mjegullë dhe erë. Mirëpo, kënaqësia ishte e madhe nga ajo që bëmë. Faktikisht ne flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës ne e valëvisim kudo ku shkojmë, por nga kjo ishte një ditë e veçantë si për Shqipërinë dhe Kosovën si dita e Flamurit dhe Pavarësisë.

Kështu që kënaqësia ishte më e  madhe se sakrifica që bëmë. Dje kam pasur emocion shumë shumë të madh. Nexhati e merr kudo që shkon flamurin me vete dhe kënaqemi. Edhe të Kosovës e marrim me vete. Ne dje kishim dy flamuj, mirëpo ky flamuri i madh kishim hall se mos na ikte nga duart. Unë jam pedagog në Universitetin Amerikan të Kosovës. Nexhati është biznesmen në një kompani.

Ne e kemi lënë me shokët do të festojmë me birra. Sepse për ne kosovarët kjo ditë është Dita e Flamurit, ndërsa për ju për Ditën e Pavarësisë”, u shpreh ndër të tjera Fadili.

/GazetaSinjali/