Marcos Alonso mund të konsiderohet një futbollist i ri i Barcelonës.
Tashmë ka një marrëveshje mes klubeve, por klubi spanjoll së pari duhet të regjistorjë futbollistët e transferuar deri më tani.
Siç raporton Fabrizio Romano, pasi Barcelona të regjistrojë të gjitha nënshkrimet me dritën jeshile përfundimtare që vjen nga La Liga, Marcos Alonso do të vuloset si lojtari i ardhshëm i blaugranasve.
Sipas Romanos, ka një marrëveshje në parim me Chelsean që nga java e kaluar dhe është vetëm çështje detajesh.
Marcos do të nënshkruajë me Barçën deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.