image Almeda Abazi kërkon ndihmë për Turqinë në luftën me zjarret

Bota e Yjeve

Almeda Abazi kërkon ndihmë për Turqinë në luftën me zjarret

news image

Gjatë ditëve të fundit zjarret kanë vërshuar pjesë të ndryshme të Evropës Jugore duke përfshirë edhe Turqinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar aktorja shqiptare, Almeda Abazi, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi.

Ajo iu ka bërë thirrje të gjitha vendeve që kanë mundësi të ndihmojnë, duke shtuar se deri tani janë shkatërruar gjithsej 112 zjarre.

Ju bëj thirrje të gjitha vendeve që mund të na ndihmojnë. Ne jemi të shkatërruar me gjithsej 112 zjarre”, ka shkruar Almeda.

Nuk kemi mjaftueshëm avionë zjarrfikës për t’i ndaluar ato. Kemi humbur tetë persona, shumë kafshë dhe pyjet tona. Ju lutem na ndihmoni. Kemi nevojë për aeroplanë urgjentisht, e kemi vetëm një”, u shpreh ajo.

Numri i të vdekurve nga zjarret në bregdetin jugor të Turqisë u rrit në tetë dje.

/GazetaSinjali/