image 'Allahu Akbar' - Çeçenët festojnë ‘pushtimin’ e Mariupolit, Kadyrov publikon pamjet

Botë

‘Allahu Akbar’ – Çeçenët festojnë ‘pushtimin’ e Mariupolit, Kadyrov publikon pamjet

news image

Korrespodenti i Wall Street Journal, Yaroslav Trofimov, ka postuar në Twitter një video e cila u publikua në Telegram nga udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov.

Ndërsa luftimet në Mariupol vazhdojnë midis ukrainasve dhe rusëve, videoja, e cila tashmë po bën xhiron e internetit, tregon luftëtarët duke pozuar dhe duke mbajtur flamuj, ndërsa pas tyre shihen rrënojat e një qyteti ortodoks.

Sipas tyre qyteti i themeluar dikur nga grekët që ikën nga Perandoria Osmane u “çlirua” nga banorët e tij nga milicitë çeçene të Putinit.

“Sipas thirrjeve të Allahut Akbar, qyteti i themeluar dikur nga grekët që iknin nga Perandoria Osmane u “çlirua” nga banorët e tij nga milicitë çeçene të Putinit. Çfarë kthesë e historisë”, ka shkruar Trofimov.

/GazetaSinjali/