image Alketa Vejsiu i kërkon falje Elvana Gjatës?

Bota e Yjeve

Showbiz/ Alketa Vejsiu i kërkon falje Elvana Gjatës?

news image

Moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu, pas përfundimit të Festivalit të Këngës duket se ka vendosur t’i kërkojë falje këngëtares gjithashtu të njohur shqiptare, Elvana Gjatës, që nuk e fitoi vendin e parë.

Elvana Gjata ishte këngëtarja më e klikuar e këtij edicioni, ndaj Alketa me një shkrim në rrjetin social Instagram, ka treguar se ndihej keq që nuk kishte mundësi t’i jepte zë, zërit të publikut.

Vejsiu më tej ka kërkuar falje nëse i ka zhgënjyer fansat, por shprehet se juria nuk ishte ajo dhe jurinë nuk e zgjodhi ajo.

Në fund, moderatorja ka falënderuar Elvanën që besoi tek vizioni i saj, duke u bërë pjesë e festivalit dhe shprehet se ajo duhet të ndihet fituesja, anipse ajo nuk ka nevojë për një garë për të konfirmuar atë që është sot.

Kujtojmë se organizimi i këtij viti ju besua Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut. Fituese e këtij edicioni u shpall Arilena Ara me këngën “Shaj”, këngë kjo që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B6aie-hnTWh/