image Aliu për rastin e Haki Abazit: Është problem brenda grupit parlamentar

Politikë

Aliu për rastin e Haki Abazit: Është problem brenda grupit parlamentar

news image

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur rreth pakënaqësive të deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi. Ky i fundit tha se për herë të parë që nuk po merr pjesë në seancën e kuvendit dhe për këtë, të gjitha çështjet ia ka adresuar lidershipit të kësaj partie.

Ndërsa, Aliu tha se është problem brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se nuk mendon që Abazi ka ndonjë problem me qeverinë.

Është problem i brendshëm brenda grupit parlamentar. Nuk e di që ka ndonjë problem me qeverinë, nuk e di që është diskutuar ndonjë problem me Haki Abazin. Pra, me gjasë është problem brenda grupit parlamentar”, është shprehur Aliu në Klan Kosova.

Sipas tij, po të ishte problem që do duhej të diskutohej në kryesi, kryesia do të mblidhej menjëherë.

Përderisa nuk është problematizu në përmasën që duhet të mblidhet kryesia, mendoj se është problem lokal që kërkon zgjidhjen ku është aty. Nuk ka shenja të ndonjë pakënaqësie të brendshme dhe patjetër se do të sanohet”, ka thënë Aliu.

/GazetaSinjali/