image Aliu për aksionin në Brezovicë: Atje e kemi edhe problemin e hidrocentraleve

Sociale

Aliu për aksionin në Brezovicë: Atje e kemi edhe problemin e hidrocentraleve

news image

Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas mbledhjes së Qeverisë ka dalë në konferencë për medie ku u pyet edhe për aksionin në Brezovicë.

Aliu tha se ky aksion është i qëlluar dhe për mënyrën e dhënies së lejeve ndërtimore atje nuk ka pas kujdes duke veçuar Komunën e Shtërpcës.

“Aksioni në Brezovicë është i qëlluar dhe është duke e pasur efektin e vet, degradimi që ka ndodh në zonën e Brezovicës dhe përgjithësisht në Parkun Sharr janë të natyrave të ndryshme. Përpos ndërtimeve pa leje janë hidrocentralet edhe prerja e pyjeve që ka qenë një proces i vazhdueshëm dhe ka degraduar në të gjitha pyjet tona, sidomos brenda parqeve. Edhe në parkun nacional Sharri dhe në parkun nacional të Bjeshkëve të Nemuna”, tha Aliu.

“Për Brezovicën e kemi edhe problemin e hidrocentraleve”, u shpreh ministri.

“Mënyra e dhënies së lejes, procedurat kërkojnë kujdes të madh, mendoj se nuk ka pasur sidomos në nivelin komunal të Shtërpcës, prandaj edhe prokuroria duhet ta bëjë detyrën e saj dhe ne kemi gatishmërinë të bashkëpunojmë me ta në këtë fushë”, tha Aliu.

/GazetaSinjali/