image Aliu kërkon shkarkimin e Qeverisë Hoti: Po abuzoni me qytetarët në kushte të pandemisë

Kosovë

Aliu kërkon shkarkimin e Qeverisë Hoti: Po abuzoni me qytetarët në kushte të pandemisë

news image

Ushtrues i detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka kërkuar largimin e Qeverisë Hoti, që sipas tij, nuk e ka mbështetjen e qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Ju nuk keni mbështetje të qytetarëve, ju nuk jeni legjitim e as legal dhe mos harroni se po abuzoni me qetësinë e qytetarëve në kushte të pandemisë dhe nuk mund të abuzoni gjatë. Dalja nga kjo situatë është largimi juaj dhe zgjedhjet e rreja që krijojnë rrethana për shpëtim të vendit”, tha ai.

Aliu, gjithashtu ka thënë se, Goran Rakiq e ka shkelur heshtjen zgjedhore ditën e djeshme dhe se e ka pranuar që dirigjohet nga shteti i Serbisë.

Dje, zëvendësi tjetër i Avdullah Hotit, Goran Rakiq theu heshtjen zgjedhore duke kërkuar që qytetarët e Veriut të Mitrovicës ta votojnë kandidatin e Listës Serbe. Ky zëvendësi i dytë madje deklaron se Lista Serbe e ka përkrahjen e shtetit të Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq. Tash, Goran Rakiq nuk është një qytetar i zakonshëm. Qëndrimi i tij pashmangshëm e imlikon edhe institucionin ku bën pjesë, Qeverinë e Kosovë”, ka thënë Aliu./Gazeta Sinjali/