image Aliu: Ju të PLAN-it nuk e keni problem Serbinë, por Vetëvendosjen, drejtësinë e reciprocitin

Kosovë

Reagim/ Aliu: Ju të PLAN-it nuk e keni problem Serbinë, por Vetëvendosjen, drejtësinë e reciprocitin

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka reaguar pas kritikave ndaj Qeverisë Kurti për pranimin e 1,000 testeve donacion nga Serbia, shkruan Gazeta Sinjali.

Aliu ka thënë se “PLAN-i” nuk e ka problemin me Serbinë, por me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ju të PLAN-it nuk e keni problem Serbinë, se me të keni biznes e dallavere, ju problem të vërtetë realisht e keni VETËVENDOSJEN, drejtësinë dhe reciprocitetin. Kjo u tregua dhe sot, kur presidenti i PLAN-it bëri thirrje që Kosova të heqë dorë nga reciprociteti me Serbinë. Pikërisht sot, në shtatëvjetorin e marrëveshjes Daçiq-Thaçi për Zajednicën e Bosnjëzimin e Kosovës”, ka shkuara Aliu në Facebook.

Ai ka thënë se të njëjtit nuk e kanë pasur problem importimin e gjakut e okigjenit në të kaluarën nga Serbia.

“Është interesante që të gjithë ata që janë kundër reciprocitetit me Serbinë, pra ata që janë mësuar me importimin dhe kontrabandimin gjithçkaje nga Serbia, sot po janë më të zëshmit në sulmin në lidhje me pranimin e 1,000 testeve nga Serbia. Po të njejtit nuk e kanë pasë problem në të shkuarën që në kushte normale (dhe jo të krizës që gjendemi) të importohet qoftë oksigjen e qoftë gjak ose qoftë edhe të pranohen si donacione serume të ndryshme, që janë bërë në të shkuarën, po nga Serbia”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/liburn.aliu/posts/10216670900345914