Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nga Partia Demokratike, ka reaguar pas publikimit të rezultatit preliminar të zgjedhjeve, shkruan Gazeta Sinjali.
Aliu u shpreh se procesi i djeshëm reflekton pjekuri qytetare teksa i uroi edhe Vetëvendosjes fitoren dhe punë të mbarë në drejtimin e vendit.
“Dje, ishim dëshmitarë të një procesi zgjedhor shembullor, çka reflekton pjekuri qytetare e organizim të mirëfilltë zgjedhor, zgjedhje të lira e të drejta. Ky proces, tash kur kanë mbetur edhe pak vendvotime në numërim, nxori fituese Lëvizjen Vetëvendosje! së cilës i uroj fitoren dhe punë të mbarë në drejtimin e vendit”, shkroi ndër të tjera Aliu në Facebook./Gazeta Sinjali/