Udhëheqësi i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Istog, Ali Nimanaj, është emëruar nënkryetar i komunës.
Ditë më parë, PDK ishte takuar me LDK-në për të biseduar mbi mundësitë e bashkëudhëheqjes së komunës, duke ndarë drejtoritë.
Në marrëveshjen për bashkëqeverisje, PDK mori Drejtorinë e Bujqësisë, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtorinë e Administratës.
Ndërkaq, në pozitën e nënkryetarit të Komunës, u emërua sot Ali Nimanaj.
Nimanaj ishte edhe kandidat për kryetar të komunës së Istogut në zgjedhjet e 17 tetorit, por që nuk arriti të sigurojë mjaftueshëm vota për balotazhin që u bë mes LDK-së dhe AAK-së.