Algjeria njoftoi sot rihapjen graduale të xhamive dhe vendeve të relaksimit, si kafenetë, restorantet, parqet dhe plazhet, një vendim i mirëpritur pas gati pesë muajsh bllokimi për shkak të situatës me COVID-19.
“Shërbimet e sigurisë do të jenë përgjegjëse për të siguruar respektimin e vënies së maskës, e cila është është bërë obligative që nga 24 maji, si dhe të respektohet distanca sociale”, thanë autoritetet.
Në total, rreth 37 mijë e 700 raste me COVID-19 dhe më shumë se 1 mijë e 350 vdekje janë deklaruar zyrtarisht në tokën algjeriane që nga konfirmimi i rastit të parë më 25 shkurt, sipas raportit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.
Qeveria zgjati mbylljen e pjesshme në shtëpi deri më 31 gusht në 29 nga 48 prefekturat.
Gjithashtu, mbetet në fuqi një shtetrrethim nga ora 11:00 e pasdites deri në orën 5:00 të mëngjesit me orën lokale. /Gazeta Sinjali/