image Alexis Sanchez i bashkohet skuadrës së Interit

Futboll

Sport/ Alexis Sanchez i bashkohet skuadrës së Interit

news image

Alexis Sanchez ka rënë dakord me skuadrën e Interit, raporton Sky Sport Italia.

Kiliani thuhet se është i entuziasmuar për transferimin në Itali, transferim ky i cili do t’ia mundësojë atij të punojë me Antonio Conte pas disa kërkesave të shumta ndër vite, si dhe të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Sanchez do bashkohet edhe me Romelu Lukakun, ndërsa kostoja e transferimit do të jetë rreth 20 milionë euro.

Ky është një rikthim në Serie A për 30-vjeçarin, i cili së pari luajti për Udinesen nga viti 2007 deri në vitin 2011, përpara se të transferohej te skuadra e Barcelonës, ​​Arsenalit dhe përfundimisht te Manchester United.