Futbollistja e njohur, Alex Morgan përkundër që është në muajin e 9-të të shtatzanisë po vazhdon të stërvitet në mënyrë normale.
Në video që I poston në Instagram, Morgan shihet në gjendje tejet të mirë dhe në formë fantastike, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndjekësit e saj po e përgëzojnë atë për vullnetin që po e ka përkundër shtatzanisë.
Morgan kishte luajtur futboll me skuadrën e saj deri në muajin e katërt apo pestë të shtatzanisë ./Gazeta Sinjali/