image Aleati i Putinit, Dodik kërkoi që Bosnja të jetë neturale ndaj agresionit rus, e kundërshtojnë Xhaferoviq e Komshiq

Rajon

Aleati i Putinit, Dodik kërkoi që Bosnja të jetë neturale ndaj agresionit rus, e kundërshtojnë Xhaferoviq e Komshiq

news image

Dodik kërkoi që Bosnja dhe Hercegovina të qëndroi neutrale për çështjen e Ukrainës, Komsiq dhe Xhaferoviq nuk pranuan.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik u largua nga sesioni i Presidencës sepse dy anëtarët e tjerë nuk donin të diskutonin përsëri pozicionin mbi situatën në Ukrainë, pasiqë Dodik kërkoi që Bosnja të ishte neutrale.

Në fillim të seancës së Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe marrjen e qëndrimit të Presidencës lidhur me situatën në Ukrainë, shkruan klix.ba.

Siç mësuam, Dodik ka kërkuar që Bosnja dhe Hercegovina të jetë neutrale për situatën në Ukrainë.

Qëndrimi i Bosnjës për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës është plotësisht i qartë nga qëndrimet zyrtare të vitit 2014, pavarësisht nga përpjekjet e Dodikut për të marrë pozicione të reja.

Dodik tha se nuk mban anën e Ukrainës apo Rusisë dhe se do të mbetet i tillë.

/GazetaSinjali/