image Alby thyen heshtjen: I kërkoj falje familjes që ua kam shkatërruar jetën

Bota e Yjeve

Alby thyen heshtjen: I kërkoj falje familjes që ua kam shkatërruar jetën

news image

Konkurrentja e Big Brothet VIP Kosova, Alby është emocionuar pafund gjatë mbrëmjes së sotme ‘Prime’.

Në fakt, ajo ka shfrytëzuar kohën televizive për t’iu kërkuar falje personave të saj më të dashur, pasi siç ajo e theksoi, “i ka mërzitur shumë” teksa flitej për ish-profesionin e saj prej një aktore të filmave pornografik.

“Me fjalë nuk i kam thënë kurrë ‘më fal’ familjes, që ua kam shkatërruar jetën dhe këto më vrasin dhe do të më vrasin gjithë jetën, dhe tani që kam fëmijë e di që gjërat kanë me qenë akoma më të vështira”, ka thënë Alby.

“Mundohem me ndryshu, më së shumti për familjen. I kërkoj falje të gjithëve edhe vajzës sime, edhe pse do ta rris si një luftëtare të fortë, të ua mbyllë të gjithëve gojën”, ka shtuar ajo.

/GazetaSinjali/