image Albin Kurti i bën katër gabime drejtshkrimore në njoftimin se u vizitua nga profesorët

Kosovë

Albin Kurti i bën katër gabime drejtshkrimore në njoftimin se u vizitua nga profesorët

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është vizituar sonte nga disa profesorë të tij në Zyrën e Kryeministrit.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar për vizitën e tyre, por siç nuk e ka shprehi ai ka bërë katër gabime drejtshkrimore, raporton Gazeta Sinjali.

Ai në vend të fjalës kryeministrisë e ka shkruar Kryministrisë, në vend vështirësisë ai e ka shkruar vështirsisë. Në vend të fjalës çlirimtare ai e ka shkruar çlrimitare dhe në vend të fjalës njërën e ka shkruar njëren.

Shkrimi i tij i plotë i Kurtit:

Në zyret e Kryministrisë me kënaqësi prita shoqërinë e profesorët e mi të kohës së studimeve. Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Ahmet Geca, Hajrullah Koliqi, Milot Cakaj, Mihane Salihu, Jeton Rexha, Naim Havolli, Ernest Luma e Fatban Bunjaku më uruan e nderuan me vizitën që ma bënë. Me ta kemi kaluar shumë sfida. Prej vështirsisë së literaturës për studime e provime, deri tek organizimi i protestës së 1 Tetorit 1997 dhe të tjerave më pas. Kemi ndarë shumë gjëra bashkë, kurse sot kemi një dëshirë të përbashkët: zhvillimin dhe forcimin e vendit tonë.

Janë 342 profesorë e studentë të cilët janë dëshmorë e martirë të luftës së fundit çlrimitare. Profesori Hajrullah Koliqi propozoi një Lapidar i cili do t’i nderonte ata.Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do t’i marrë hapat e nevojshëm që kjo kërkesë të jetësohet në këtë vit.

Në këtë muaj, me 15 shkurt, Universiteti i Prishtinës (UP) shënon 50 vjetorin e themelimit. Aktivitetet e UP-së janë paraparë nga 10 shkurti deri me 15 shkurt. Brenda këtyre pesë ditëve, çdo ditë do të jetë e mbushur me aktivitete që të nderohet ky institucion i cili i dha shumë vendit, por që potenciali i tij është edhe më i madh se tani. E, ky institucion nuk do të ishte i tillë pa pjesëmarrjen e rektorit, Prof.Ejup Statovcit. Në këtë vit, më 16 prill, prof.Statovcit do t’i shënohet 80 vjetori i lindjes e ne si institucion e kemi për obligim që ta nderojmë ashtu siç ai e meriton. Kur tek ne shihet diçka e mirë nuk është meritë e jona sa është meritë e prof.Statovcit. Urtësia e mësimet e tij të shumta na udhëzojnë ende në vështirësitë tona që nuk janë të pakta.

Dija e mësimi edukativ do të jenë prioritet i Qeverisë sonë. Leximi e shkenca në njëren anë duhet të thellohen por edhe të kompletohen me kulturën e artin në anën tjetër.