Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë vendim në mbledhjen e dytë të qeverisë krijimin e një grupi punues që do të merret me përgatitjet për festën e pavarësisë.
Kurti ka propozuar në krye të këtij grupi zëvendëskryeministrin Haki Abazi, si dhe tre ministra, shkruan Gazeta Sinjali.
Pjesë e këtij grupi punues, Kurti ka përzgjedhur të jetë ministrja e Kulturës, Rinis dhe Sporit, Vlora Durmishi. Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se mbledhja e sotme ishte e para e rregullt. /Gazeta Sinjali/