image Albin Kurti u kërkon qytetarëve që t’i evitojnë përqafimet

Këshilla/ Albin Kurti u kërkon qytetarëve që t’i evitojnë përqafimet

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për të parandaluar koronavirusin.

Kurti pas takimit të komisionit të posaçëm për parandalimin të koronavirusit, ftoi të gjithë qytetarët e Republikës se nëse kanë ndonjë simptomë të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të kontaktojnë numrin për ndihmë mjekësore.  

“Të evitohet shtrëngimi i duarve, përqafimet. Deri më sot 93 raste janë testuar, asnjë nuk ka dalur pozitivë. I kemi përgatitjet për dy palët”, tha Kurti.

E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se po presin rezultatet edhe për 15 mostra të reja të dyshimta.

“Vend për panik nuk ka, por mobilizim të shtuar”, tha ai. /Gazeta Sinjali/