Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për të parandaluar koronavirusin.
Kurti pas takimit të komisionit të posaçëm për parandalimin të koronavirusit, ftoi të gjithë qytetarët e Republikës se nëse kanë ndonjë simptomë të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të kontaktojnë numrin për ndihmë mjekësore.
“Të evitohet shtrëngimi i duarve, përqafimet. Deri më sot 93 raste janë testuar, asnjë nuk ka dalur pozitivë. I kemi përgatitjet për dy palët”, tha Kurti.
E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se po presin rezultatet edhe për 15 mostra të reja të dyshimta.
“Vend për panik nuk ka, por mobilizim të shtuar”, tha ai. /Gazeta Sinjali/