image Albin Kurti tregon se nga cili post do të dorëhiqet nëse bëhet kryeministër

Kosovë

Albin Kurti tregon se nga cili post do të dorëhiqet nëse bëhet kryeministër

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidat për kryeministër nga ky subjekt politik nuk është përgjigjur qartë nëse ai do të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të VV-së, nëse ai bëhet kryeministër.

Kurti që sipas statutit të Vetëvendosjes nuk mund t’i mbajë dy poste është pyetur nëse jep dorëheqje nëse bëhet kryeministër.

Ai ka thënë se nuk e ka menduar këtë gjë, por se do ta respektoj statutin e VV-së.

“Nuk e kam menduar këtë gjë, por do ta respektoj statutin”, ka deklaruar Kurti.

Kur është pyetur nëse do të jap dorëheqje, ai ka insistuar duke përsëritur se do ta respektoj statutin.

“Do ta respektoj statusin”, ka deklaruar Kurti disa herë.

Një koment nga analistët në RTV Dukagjini ka pyetur nëse do të ndryshohet statuti i VV-së  nga Kurti, por ai ka vazhduar të përgjigjet pyetjeve tjera.