image Albin Kurti tregon për lëndimin që e mori në aksidentin e mbrëmshëm

Detaje/ Albin Kurti tregon për lëndimin që e mori në aksidentin e mbrëmshëm

news image

Mbrëmë është aksidentuar vetura me të cilën udhëton lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës sa po udhëtonin për në Tiranë.

I pyetur nëse ka pësuar lëndime trupore, Kurti thotë se ka lënduar bërrylin.

“Unë kam lënduar vetëm pak brrylin e djathtë, por duke qenë se unë nuk jam njeri i brrylave kjo nuk është problem’, është shprehur Kurti për Syri TV, transmeton Gazeta Sinjali.

Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë në Tiranë për të festuar rezultatin zgjedhor me përkrahësit e tij në Shqipëri.

Kurti nuk ka zhvilluar takim me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën, për shkak se siç është shprehur kishte për t’u kthyer në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/