Mbrëmë është aksidentuar vetura me të cilën udhëton lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës sa po udhëtonin për në Tiranë.
I pyetur nëse ka pësuar lëndime trupore, Kurti thotë se ka lënduar bërrylin.
“Unë kam lënduar vetëm pak brrylin e djathtë, por duke qenë se unë nuk jam njeri i brrylave kjo nuk është problem’, është shprehur Kurti për Syri TV, transmeton Gazeta Sinjali.
Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë në Tiranë për të festuar rezultatin zgjedhor me përkrahësit e tij në Shqipëri.
Kurti nuk ka zhvilluar takim me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën, për shkak se siç është shprehur kishte për t’u kthyer në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/