image Albin Kurti tregon njeriun që e urdhëroi të ketë kravatë

Kosovë

VV/ Albin Kurti tregon njeriun që e urdhëroi të ketë kravatë

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër të Kosovës, ka folur për ndryshimin e tij që të ketë kravatë. Ka thënë se një urdhër të tillë i kishte ardhur nga Besnik Bislimi.

“Ky ka qenë urdhër i Besnik Bilsimit në 2017 dhe unë jam ushtar i mirë Unë jam udhëheqës i mirë për shkak se jam ushtar i mirë”, ka deklaruar ai në T7.

Kurti më tutje ka përmendur një të mirë nga flamuri i Kosovës. Ka thënë se e mira e këtij flamuri është në idenë e Thaçit për shkëmbim të territorit me Serbinë, ku sipas tij veriu është pjesë e Kosovës.

“Unë vet kam insistuar në takime edhe me shtetet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.  Ky flamur ka edhe një të mirë për shkëmbimin e territorit se tash është edhe aty dhe shihet, por nuk do të thotë që të jemi të kënaqur me situatën atje”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Sinjali/