Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka reaguar ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke thënë se kjo shembje ka të bëjë me interesat e disave.
Kurti me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se i përkrah të gjithë artistët dhe qyetarët në Tiranë të cilët deri më tani kanë mbrojtur Teatrin Kombëtar në Tiranë.
“Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave. I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca”, ka shkruar Kurti./ Gazeta Sinjali/