image Albin Kurti pranon telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit Slavonski Brod

Sociale

Albin Kurti pranon telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit Slavonski Brod

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit Slavonski Brod, Mirko Duspara.

Përmes këtij telegrami, Duspara, i ka shprehu ngushëllime kryeministrit Kurti për aksidentin tragjik që ka ndodhur dje në afërsi të këtij qyteti, ku mbetën të vdekur dhjetë persona të cilët udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.

“Me keqardhje të madhe mora lajmin për aksidentin e tmerrshëm të trafikut afër qytetit tonë Slavonski Brod në të cilin, për fat të keq, humbën jetën 10 persona. Në këto kohë të vështira për familjet dhe miqtë e viktimave, ju lutem pranoni ngushëllime të sinqerta në emrin tim dhe në emër të qytetit Slavonski Brod”, ka shkruar Duspara./GazetaSinjali/