Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para publikut të mbledhur në sheshin e Prishtinës për kampionet olimpike të Kosovës.
Ai ka falenderuar kampionet e xhudos për sukseset e tyre.
“Tri medalje të arta, nga tri gra, kjo fjali me shtatë fjalë, faleminderit vajzave, faleminderit trajnerëve dhe secilit që ka ndihmuar. Tani, le të fillojnë përgatitje për në Paris dhe të fitojmë edhe më shumë medalje”
Kurti tha se medaljen e parë e solli Majlinda Kelmendi në Olimpiadën e parë në Rio dhe se Majlinda do mbetet kampione për jetë.
“Në Olimpiadën e parë, Majlinda i solli Kosovës medaljen e parë të artë në Rio, derisa në ato të Tokios, Distria dhe Nora i sollën vendit dy. Medaljet e arta, aq sa kërkojnë talentë, kërkojnë edhe mund”, tha kryeministri Kurti.
Ndërkaq ai tha se trajneri i ekipit të xhudos, Driton Kuka xhudon e ka bërë sinonim të fitores.
“Aq sa kërkon talent, kërkon disiplinë, teknik e taktikë të përsosur, me këmbngulje e ka bërë xhudon sinonim të fitores”, tha Kurti për Kukajn.
Kryeministri ndër të tjera tha se ne duhet të përgaditemi për Paris për më shumë medalje. /GazetaSinjali/