image Albin Kurti për liberalizimin e vizave: Kosova do të mbetet e izoluar edhe kur të përfundojë koronavirusi

Kosovë

Konferencë/ Albin Kurti për liberalizimin e vizave: Kosova do të mbetet e izoluar edhe kur të përfundojë koronavirusi

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth liberalizimit të vizave për Kosovën në videokonferencën e sotme  “Western Balkan Conference” të organizuar nga Kancelari Austriak, Sebastian Kurz.

Kurti ka thënë se qytetarët e Kosovës do mbesin të izoluar edhe kur të përfundojë pandemia e koronavirusit.

“Në këtë krizë pandemie ku qytetet e shtetet gjithandej globit po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes. Por kur pandemia të përfundojë, qytetarët gjithandej Evropës do të jenë të gatshëm të lëvizin lirshëm sërish nëpër Evropë, përderisa ne në Kosovë do të mbetemi të izoluar. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është stërgjatë”, ka deklaruar Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.

Në këtë konferencë ishin prezentë Komisioneri Evropian,  Varhelyi, Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Schallenberg, Ministrja për BE-në, Edtstadler, dhe të gjithë Kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor./Gazeta Sinjali/