image Albin Kurti pasi thumbon PAN-in, tregon se a do ta telefonojë Isa Mustafën

Kosovë

Koalicion/ Albin Kurti pasi thumbon PAN-in, tregon se a do ta telefonojë Isa Mustafën

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar për media pas seancës konstituive ku Glauk Konjufca u zgjedh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Kurti ka shfrytëzuar mundësin duke thumbuar PAN-in, duke thënë se nuk i kanë bllokuar krijimin e institucioneve siç ishte bërë në mandatin e kaluar. Ka thënë po ashtu se nuk e sheh problem krijimin e institucioneve të tjera.

“Jam i bindur se me ketë hap kemi treguar qytetërim demokratik. Për shkak se për dallim prej legjislatura e 6 nuk i kemi bllokuar institucionet. Besoj se do t’i kalojmë të gjitha pengesat”, ka deklaruar Kurti.

Kur është pyetur nëse do të ketë vazhdim të takimeve të tij me Mustafën, ai ka dhënë shenja pozitive.

“Ne jemi në kontakt të rregullt me siguri do të kemi bashkëpunim e takim”, ka thënë ai.

Po ashtu Kurti nuk e ka cilësuar si befasi zgjedhjen e Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit.

“Nuk e di kush dhe sa ka qenë në dijeni por nuk ka qenë në dijeni”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Sinjali/