image Albin Kurti pasi u kërcënua me jetë, kërkon lirimin e Haxhi Hotit

Kosovë

Reagim/ Albin Kurti pasi u kërcënua me jetë, kërkon lirimin e Haxhi Hotit

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas arrestimit të anëtarit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili e kërcënoi Kurtin mbrëmë përmes një postimi në Facebook.

Kurti ka thënë se do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij.

” Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Mbrëmë, Haxhi Hoti përmes  një postimi në rrjetin social Facebook, shkroi një status me përmbajtje kërcënuese ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke e paralajmëruar këtë të fundit se “mund të vritet”.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik./Gazeta Sinjali/