Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë vizitës së sotme të tij në Skënderaj u sulmua me vezë nga qytetarët e kësaj komune, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, shihet Kurti duke iu bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhje teksa jashtë lokalit protestohej.
“Miq dhe dashamirë, ju ftoj që të dilni masivisht në zgjedhje sepse fitorja kësaj radhe nuk është vetëm të dalim të parët sepse s’ka kush del i pari, na kem me dal të parët”, tha Kurti para qytetarëve./Gazeta Sinjali/