image Albin Kurti i kërkon falje Hykmete Bajramit

Kosovë

Albin Kurti i kërkon falje Hykmete Bajramit

news image

Kryeministri në detyrë i ka kërkuar falje ministres në detyrë të Arsimit dhe Inovacionit Hykmete Bajramit, për deklaratën e tij gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kurit ka thënë se është i kënaqur me punën e ministres Bajrami.

“Është e vërtetë që mua më kritikoi ministrja e Arsimit dhe Inovacionit zonja Hykmete Bajrami. Unë mund të them se jam i kënaqur me punën e saj si ministre. Asaj ia kam thënë edhe kur jemi takuar po e them edhe këtu. Unë kisha harruar që ajo ka qenë ministre edhe më herët dhe për këtë gjë unë i kërkoj falje”, ka deklaruar Kurti./GazetaSinjali/