image Albin Kurti harron problemin me Gent Cakajn, flet për raporte të mira me Edi Ramën

Kosovë

Albin Kurti harron problemin me Gent Cakajn, flet për raporte të mira me Edi Ramën

news image

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka injoruar problemin që kishte pasur me Gent Cakajn dhe ka folur për raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ai e ka cilësuar raportet e tij të mira me Edi Ramën.

“Unë besoj që do të bashkëpunojmë mirë, unë e njoh kryeministrin e Republikës së Shqipërisë kemi nevojë që ato marrëveshje që deri tash janë nënshkruar sa më shumë t’i zbatojmë”.

“Unë besoj do të kishte qene mirë të kemi komisione qeveritare sa i përket politikës së jashtme, mbrojtjes së sigurisë dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, por gjithashtu edhe një regjistër të përbashkët civil dhe të bizneseve. Si dhe Kosova dhe Shqipëria kanë hapësirë mundësi që  të integrohen me njëra-tjetrën shumë më shumë se saç aktualisht është rasti, prandaj unë i gëzohem bashkëpunimit që do të kem me Republikën e Shqipërisë sepse edhe nevojat e qytetarëve  edhe vullneti im është për këtë gjë”, ka deklaruar ai për Top Channel.

Kujtojmë se VV kishte kundërshtuar emërimin e Gent Cakajt për emërimin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë nga Edi Rama për shkak se sipas tyre Cakaj kishte mbështetur korrigjimin e kufijve me Serbinë.