image Albin Kurti fajëson prapë qeveritë e kaluara për krizën energjetike

Politikë

Albin Kurti fajëson prapë qeveritë e kaluara për krizën energjetike

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë vendosur kurora lulesh të shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, ku më pas u deklaruan para mediave.

Kurti i pyetur për shtrenjtimin e rrymës tha se gjatë ditës do të kemi mjaftueshëm komente tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë për zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Besoj që deri në orën 16:00, sot do të kemi mjaftueshëm komente te ZRrE në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë krizë energjetike, kur që jo vetëm zgjidhje ideale, por as zgjidhje optimale nuk ka. Unë po e ritheksoj që nuk është e mundur që të mos ketë as subvencion, as shtrenjtim dhe as çkyçje”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës nuk harroi të përmend faktorët deri tek shtrenjtimi i rrymës, ku tha se çmimet në brusën ndërkombëtarë të energjisë janë rritur shumë.

Ndërsa, nuk harroi që si faktor të dytë të përmend qeveritë e kaluara siç thotë ai zhvatjen që është bërë ndaj KEK-ut për dy dekada.

Duhet që të marrim parasysh sa më shumë faktor dhe bashkërisht të dalim nga kjo situatë në të cilin nuk jemi me fajin tonë, sepse në një anë çmimet e energjisë elektrike janë shtrenjtuar shume në bursën ndërkombëtare energjetike, ndërsa në anën tjetër kemi më shumë se dy dekada që kemi pasur zhvatje në KEK dhe jo vetëm, dhe mosinvestim në kapacitet të reja e mirëmbajtje të atyre ekzistuese të cilët nuk do të na lejonin të ndodhemi në këtë situatë të rëndë”, ka thënë Kurti.

Ndër te tjera Kurti tha se raporti i ZRrE-së nuk është diçka as finale as fatale, kurse shtoi se shpreson që pas atyre komenteve që do të duhet të dorëzohen deri në orën 16:00, të kemi një vendim meritor. /GazetaSinjali/