image Albin Kurti e emëron edhe një këshilltar politik

Kosovë

Njoftimi/ Albin Kurti e emëron edhe një këshilltar politik

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Cvetko Veljkoviqin këshilltar politik.

Veljkoviq gjithashtu është emëruar udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

“Kryeministri nė detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ka emëruar z. Cvetko Veljkovic, ekonomist nga Shtërpca, Këshilltar Politik të Kryeministrit në detyrë dhe njëkohėsisht udhëheqës të Zyrës për Çështje të Komuniteteve”, thuhet në njodtimin e Zyrës së Kryeministrit.

Veljkoviq kësisoj do ta zëvendëzojë Nenad Rashiqin, i cili dha dorëheqje nga pozita e këshilltarit të Kurtit dhe udhëheqësit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, pasi ndaj tij u ngrit një aktakuzë nga Prokuoria. /Gazeta Sinjali/