Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim para deputetëve të Kosovës e Shqipërisë.
Ai është kthyer në kohë, duke folur për Luigj Gurakuqin e më pas edhe Ukshin Hotin. Kurti tha se Kosova gëzohet për Shqipërinë, duke theksuar se edhe Shqipëria gëzohet për Kosovën.
Pjesë nga fjalimi i Kurtit:
Stërgjyshërit tuaj kanë kontribuar gjatë, për atë ide e projekt që e ka emrin Shqipëri, shtëpi e të gjithë shqiptarëve. E hapur për miqtë, kontribuuese në paqe, demokraci e ngrohtësi për të gjithë dashamirët. Gëzuar 28 nëntorin historik të Skënderbeut në Krujë, Ismail Qemalit në Vlorë, e Adem Jasharit në Prekaz. Sipas shumë studiuesve, mendohet se deklarata është shkruar nga ministri i parë i arsimit, Luigj Gurakuqi. 7 vite më pas përderisa në rend dite ishte Traktati i Londrës, disa ditë para festës së flamurit, Gurakuqi që kërkonte bashkim kundër çdo copëtimi shkruante: ‘E kremtja e 28 nandorit duhet të jetë jo vetëm ditë gëzimi e dëfrimi, edhe ditë pendimi në të cilën e mbledhim mendjen e bajmë shqyrtimin e vetëdijes tonë.
Duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet e njëri-tjetrit, jo për të penguar por për të kontribuuar. Na duhet të jemi më shpesh baskë e jo vetëm në kremte, e jo vetëm politikanët, na duhet të punojmë bashkë, të ndajmë ide për njëri-tjetrin të punojmë së bashku’. Teksa në Evropën Lindore po vinte demokracia, teksa Muri i Berlinit ra dhe Gjermania e festonte lirinë duke u bashkuar, Ukshin Hoti në një intervistë të vitit 1992 thoshte se politikanët shqiptarë duke thelluar ndarjen, po u jepnin arsye atyre që u dëshironin t’i shohin të ndarë si popull. Ai kërkon që politikanët të kenë prioritet pozitën ndërkombëtare të Kosovës e Shqipërisë, e jo pozitën vetjake. Besoj që ju të gjithë pajtoheni të gjithë vet me vete me mesazhin e Luigjit e atë të Ukshinit. Nesër do të shënojmë 110 vjetorin e pavarësisë, e sot shënojmë 25 vjetorin e shpalljes publike të UÇK-së. Rexhep Selimi i shoqëruar nga Mujë Krasniqi e Daut Haradinaj. Në Kosovë i gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Ka nisur negociata si kandidate për anëtarësim në BE, dhe ka bërë hapa të dukshëm përpara në shumë fusha. Urojmë që sukseset e Shqipërisë të mos ndalen por vetëm të shtohen.
Ashtu siç gëzohemi ne për Shqipërinë, gëzohet edhe Shqipëria për Kosovën. Kemi tashmë abetaren e përbashkët. Kemi financuar së bashku fizibilitetin për hekurudhën Durrës Prishtinë, portin e Shqipërisë e të Kosovës me portin e thatë. Ai do të jetë në qendër të Ballkanit. Situata nuk është kurrë e askund reuz, nëse pushojmë së punuari menjëherë rrezikojmë. Rrezik është mosveprimi, jo veprimi.
Vendet tona kanë probleme e më i mprehti është largimi i rinisë tonë të mirë e punëtore. Sot është kremte e nuk dua të flas për halle e probleme, por dua t’iu dërgoj të gjithë atyre që kanë mare rrugën e dhimbshme të gurbetit: kjo ditë është e juaja, e më së shumti e juaja. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet. Trojet shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi e Luginë do të bëhen. Puna është rruga e jonë, ne do t’i tregojmë botës se ashtu siç po nxjerrim këngëtarë, sportistë, afaristë ashtu do ta bëjmë edhe shtetin.