Këngëtari i mirënjohur shqiptar Albatrit Muqiqi ka publikuar versionin e ri të këngës “Pash dy sytë”, këngë kjo që është interpretuar nga Fatjeta Barbullushi.
Kënga është publikuar vetëm në versionin audio në kanalin zyrtar të artistit në YouTube, transmeton Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se po të njëjtën këngë, e solli në një version ndryshe edhe këngëtari gjithashtu i njohur shqiptar, Bruno.
Mbetet që publiku të vendosë se cili nga artistët ka interpretuar më mirë këtë këngë./Gazeta Sinjali/