Alban Ukaj u nderua me çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin e Filmit Cottbuss, për rolin e tij në filmin “Hëna e plotë”.
Vetë aktori, i cili portretizoi një inspektor në film tha se nuk e priste këtë nderim.
Ai u shpreh i lumtur me arritjet e këtij filmi, për të cilin tha se u punua me shumë dashuri.
Ngjarja në këtë film zhvillohet në një natë me hënë të plotë, ku personazhe të ndryshme mbërrijnë në stacionin e policisë në Sarajevë, duke zbuluar historitë e tyre të jetës dhe duke ofruar një pamje të shoqërisë bashkëkohore boshnjake.
Filmi “Hena e plotë” gjithashtu do të shfaqet edhe në Festivalin e Shkupit.