image Alban Skenderaj flet për një bashkëpunim të mundshëm me Flori Mumajesin

Bota e Yjeve

Alban Skenderaj flet për një bashkëpunim të mundshëm me Flori Mumajesin

news image

Është përfolur kohëve të fundit për një bashkëpunim të mundshëm mes Flori Mumajesit dhe Alban Skenderajt.

Fotot e shumta të publikuara nga vendet e njëjta nga dyshja, kanë shtyer publikun të flasin për një bashkëpunim të mundshëm.

Së fundmi, Alban Skenderaj tha se raportet e tyre janë shumë të mira, por nuk dihet se a do ketë një duet mes tyre.

“Jemi miq shumë të mirë. Nuk do të thoja që ka një këngë, por është më shumë një lojë. Është një lojë që kam përshtypjen që është hapur dhe nuk e di deri ku do të shkojë. Rivaliteti midis nesh nuk ekziston, por na pëlqen si e shohin njerëzit dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit. Por nuk e di kush do ta bëjë këngën. Dëshira patjetër që është”, u shpreh ai për ABC News. /Gazeta Sinjali/