image Alban Ramosaj po bëhet baba?

Bota e Yjeve

Showbiz/ Alban Ramosaj po bëhet baba?

news image

Këngëtari i njohur shqiptar Alban Ramosaj, duket se do të bëhet baba. Të paktën kështu ka bërë të ditur vetë artisti përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale.

Së fundmi në profilin e tij në Instagram, Albani ka publikuar një imazh të modeles Kleoniki Delijorgji, e cila shfaqet me bark të rrumbullakosur dhe e uron artistin.

Urime babush”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, përderisa të njëjtën fotografi e ka publikuar edhe Albani, në të cilën ka shkruar se binjakët e tyre janë rrugës. E njëjta fotografi është publikuar sërish nga modelja, e cila ka thënë se viti që po vjen do të jetë i Albanit, si dhe ka treguar që ai nuk ka ikur kur kjo i ka thënë se do të bënin fëmijë të bukur së bashku.

@itskleoniki @albanramosaj

Mediat e Shqipërisë qe disa javë kanë raportuar se dyshja ishin në një lidhje, por që këto lajme nuk i kishin komentuar deri më tani ata. Ende nuk dihet nëse ky postim është sa për të bërë shaka apo në të vërtet çifti do të bëhen prindër./Gazeta Sinjali/