image Alavesi kategori e lehtë për Realin, mposhtet me katër gola

Futboll

Alavesi kategori e lehtë për Realin, mposhtet me katër gola

news image

Real Madrid ka arritur fitore edhe në përballjen e sontme kundër Alavesit.

Madrilienët kaluan në epërsi në minutën e 15-të, me golin e shënuar nga Casemiro, shkruan Sinjali Sport.

Kurse, Benzema arriti të shënojë dy gola dhe një gol shënoi edhe Hazard.

Ndërsa, golin e ‘nderit’ për Alavesin në këtë ndeshje e shënoi Joselu, në minutën e 59-të.

Me këtë fitore Reali mbetet në pozitën e dytë, me 4 pikë më pak se lideri Atletico Madridi të cilët edhe kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Alaves mbetet në pozitën e 17-të, me 18 pikë të grumbulluara.

/Sporti në Sinjali/