Real Madrid ka arritur fitore edhe në përballjen e sontme kundër Alavesit.
Madrilienët kaluan në epërsi në minutën e 15-të, me golin e shënuar nga Casemiro, shkruan Sinjali Sport.
Kurse, Benzema arriti të shënojë dy gola dhe një gol shënoi edhe Hazard.
Ndërsa, golin e ‘nderit’ për Alavesin në këtë ndeshje e shënoi Joselu, në minutën e 59-të.
Me këtë fitore Reali mbetet në pozitën e dytë, me 4 pikë më pak se lideri Atletico Madridi të cilët edhe kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Alaves mbetet në pozitën e 17-të, me 18 pikë të grumbulluara.