image Alarmon Spitali i Pejës: Gjendja është vështirësuar, 120 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar

Shëndetësi

Alarmon Spitali i Pejës: Gjendja është vështirësuar, 120 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar

news image

Gjendja në Spitalin e Pejës është duke u rënduar çdo ditë e më shumë, raporton Gazeta Sinjali.

Në një njoftim të lëshuar nga ky spital është bërë e ditur se i gjithë blloku intenistik që përfshinë, repartet e infektivës, internos, neurologjisë, psikiatrisë dhe dy katet e Spitalit të Mushkërive janë duke trajtuar vetëm pacientë me COVID-19.

Gjithashtu është bërë e ditur se repartet e lartë cekura janë transferuar në Bllokun e Kirurgjisë ku janë liruar ambiente brenda Reparteve të Kirurgjisë ne mënyrë që shërbimet shëndetësore të mos mungojnë për asnjë moment.

Aktualisht në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 120 pacientë me COVID-19.Tre nga ta janë në Respirator, 103 janë në oksigjeno terapi, ndërsa 14 janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 29 infektuar me COVID-19 dhe atë 10 mjek, 11 infermier dhe 8 punëtor të Shërbimet Teknik./Gazeta Sinjali/