image Alarmante: Kosova regjistron 281 raste të reja me koronavirus

Shëndetësi

Alarmante: Kosova regjistron 281 raste të reja me koronavirus

news image

Vala e rritjes së rasteve ditore me koronavirus në Kosovë po vazhdon ende, raporton Gazeta Sinjali.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 932 mostrat e testuara, 281 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 932 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 281 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Aktualisht në vend janë 2 mijë e 658 raste aktive me këtë virus./Gazeta Sinjali/