Pothuajse çdo ditë, Policia e Kosovës po arreston të rinj, të cilët ose janë konsumues të substancave narkotike, ose e zhvillojnë atë si biznes.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë.
Atje njësitë policore e kanë arrestuar një të mitur nën dyshimet se ka kryer vjedhje dhe më pas gjatë kontrollit atij i është gjetur në kuletë një sasi e substancave narkotike, e llojit marihuanë.
Siç mëson Sinjali, i mituri para zyrtarëve policorë ka deklaruar se është konsumues i substancave narkotike.