Barcelona ka marrë një lajm jo të mirë në natën e parë të ndeshjeve ndërkombëtare.
Jules Kounde është lëndruar në sfidën që Franca e zhvilloi ndaj Austrisë, duke e lënë fushën në minutën e 21-të. Ai u zëvendësua nga qendërmbrojtësi i Arsenalit, William Saliba.
Jo vetëm Kounde u tërhoq me probleme fizike. Depay gjithashtu duhej të largohej nga Holanda kundër Polonisë.
Sulmuesi e la fushën në minutën e 50-të të lojës shkaku i një lëndimi dhe shkoi direkt në dhomat e zhveshjes për t’u mjekuar.
Dy humbje për Xavin në ditën e parë të angazhimeve të Kombëtareve.